Agjencia Zhurnal.mk.

Pentagoni thotë se Putini nuk ka arritur qëllimet strategjike dhe se Ukraina mundet të fitojë

Sipas zyrtarëve të Pentagonit, Ukraina mundet absolutisht të fitojë luftën kundër Rusisë dhe se Moska po vazhdon ta ketë vështirë të bëjë avancim drejt fronteve.

Lideri rus Vladimir Putin nuk ka arritur qëllimet e tij strategjike, dhe se mban nën kontroll vetëm një numër të vogël të popullatës.

Ky njoftim nga Pentagoni vjen në kohën kur rreth 24 mijë ushtarë rusë kanë përfunduar tërheqjen e tyre përreth Kievit, por frika mbetet prezente se ata mund të jenë tërhequr për rigrupim dhe përgatitje më të mirë për ofensiva tjera në Ukrainë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

“Është e qartë se për momentin frika për pushtimin e Kievit nuk ekziston… por nuk dihen qëllimet e tyre afatgjatë”, ka thënë një zyrtar amerikan i Mbrojtjes në kushte anonimiteti.

“Trupat që po largohen nga zona dhe po tërhiqen në Bjellorusi dhe Rusi për rigrupim, nuk dihet se sa prej tyre në fakt do të rikthehen në Ukrainë”, shtoi ky zyrtar.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky