Është duke u zhvilluar thirrja publike për Masën 112 “Ndihmë fermerëve të rinj për fillimin e aktivitetit bujqësor” të njohur si masa “Fermer i ri” nga Programi për mbështetjen financiare të zhvillimit rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).
Siç informon ministria, masa mundëson mbështetje financiare në formë të grantit deri në 600.000 denarë nga shpenzimet e pranueshme për përdorues individual. Është risi që këtë vit për herë të parë bëhet paradhënie e mjeteve me vlerë 40 për qind menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.
“Thirrja tashmë është e hapur, në mënyrë që deri në fund të vitit të gjitha aplikimet të trajtohen nga Agjencia e pagesave, në mënyrë që të gjithë fermerët e rinj që dp të plotësojnë kushtet të përfitojnë grant. Përkrahja për fermerët e rinj në formë granti nënkupton pagesën e mjeteve të pakthyeshme deri në 600.000 denarë me bashkëfinancim prej 100 për qind të totalit të shpenzimeve të miratuara. Mjetet janë ndarë për periudhën e realizimit të planit të biznesit dhe paguhen çdo vit në maksimum tre këste”, njoftojnë nga MBPMU-ja.
Ai sqaron se aplikanti duhet të jetë bartës i një ekonomie bujqësore nga mosha 18 deri në 40 vjeç dhe se kërkesa për mbështetje të jetë dorëzuar jo më vonë se 18 muaj nga dita e regjistrimit të ndryshimit të bartësit të njësisë bujqësore ose ndërmarrjes së njësisë së re bujqësore në Regjistrin e ekonomive bujqësore që e drejton ministria.
Thirrja ka për qëllim furnizimin e pajisjeve për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore.
“Si përkujtim në Programin e zhvillimit rural ka dy masa të targetuara vetëm për të rinjtë e moshës 18 deri në 40 vjeç: Masa 112 “Ndihmë për fermerët e rinj për të filluar një aktivitet bujqësor” me grant deri në 10.000 euro dhe Masa 113 “Mbështetje për nxitje të prodhimit bujqësor” me grant deri në 20.000 euro. Nga viti 2017 e deri më sot, gjithsej 838 fermerë të rinj kanë shfrytëzuar mbështetjen financiare nga këto dy masa, nga të cilët 576 fermerë të rinj kanë përfituar grant deri në 10.000 euro, ndërsa 262 fermerë të rinj kanë marrë grant deri në 20.000 euro”, thonë nga MBPEU-ja.
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për thirrjen për masën “Fermer i ri” skadon më 15 tetor të vitit 2023.