Agjencia Zhurnal.mk.

Për një moment Messin e lëshojnë nervat dhe përplaset me kundërshtarin, por ai po lavdërohet për gjestin e bërë nga tifozët e tij

Lionel Messi po vazhdon shkëlqimin në futbollin amerikan pas transferimit te Interit Miami.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka arritur një tjetër fitore me skuadrën e tij 1-4 në udhëtim te Philadelphia Union.

36-vjeçari ka realizuar nëntë gola në vetëm gjashtë ndeshje duke treguar formë të jashtëzakonshme.

Por në një moment gjatë ndeshjes, Messin e tradhtuan nervat dhe u kacafyt me kundërshtarin Jose Martinez.

Mesfushori i vendasve bëri një ndërhyrje aspak sportive ndaj Allen dhe kjo nuk i pëlqeu Messit që pati përplasje me mesfushorin e skuadrës mysafire.

Në rrjetet sociale po konsiderohet si një akt lideri nga Messi i cili si një kapiten i vërtetë po i mbron edhe bashkëlojtarët e tij. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky