Agjencia Zhurnal.mk.

Për tejkalim të shpejtësisë dje janë gjobitur 223 shoferë në të gjithë shtetin

Shkup, 18 korrik –  Në kontrollin e komunikacionit të policisë dje në territorin e shtetit  janë gjobitur 223 shoferë për ngasje me shpejtësi më të madhe se e lejuar. 

Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, 12 prej tyre kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy makina me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 

 “Në të njëjtën kohë, 94 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në zonë të banuar dhe 129 jashtë zonës së banuar”, bëri të ditur  MPB-ja.

Ministria bën me dije se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor. 

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky