Agjencia Zhurnal.mk.

Përfaqësuesit e Sindikatave të shëndetësisë në takim me ministrin Mexhiti

Shkup, 30 mars – Përfaqësuesit e Sindikatave të shëndetësisë në mëngjes janë në mbledhje te ministri i Shëndetësisë, në të cilën, sipas informatave të tyre, do të bisedohet për aneksin e marrëveshjes kolektive me të cilën kërkohet korrigjimi i koeficientëve për pagesën e pagave.

“Nga Kabineti i ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti mbrëmë na thirrën në takim për sot në orën nëntë për të biseduar në lidhje me tekstin e aneksit. Do të shohim nëse do të firmoset”, deklaroi në mëngjes për MIA-n, kryetari i Sindikatës së pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale Lubisha Karanfilovski, i cili së bashku me nënkryetarin e Sindikatës së Qendrës Klinike, Predrag Serafimovski, do të marrë pjesë në takim.

Bëhet fjalë, thekson Karanfilovski, për aneksin e panënshkruar të marrëveshjes kolektive. “Gjashtë muaj e kërkojmë këtë dhe vazhdimisht anulohet”, theksoi Karanfilovski për MIA-n.

Këshilli i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale për sot paralajmëroi protestë para Ministrisë së Shëndetësisë. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky