Agjencia Zhurnal.mk.

Përfaqësuesja e Kosovës niset drejt Zvicrës

Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës është nisur sot (e premte) për në Bazel të Zvicrës për ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2024.

Kosova do të luajë ndaj Zvicrës në ndeshjen e raundit të nëntë të Grupit I në kuadër të kualifikueseve në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Ndeshja mes Dardanëve dhe Helvetikëve është paraparë të zhvillohet të shtunën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “St. Jakob-Park”.

Megjithatë, ekipi përfaqësues është nisur sot (e premte) nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Dardanët drejt Zvicrës ⚽️🇽🇰

🛫Dardanët nisen për në Bazel, ku të shtunën do të përballen me Zvicrën në ndeshjen e parafundit të ciklit kualifikues për Euro 2024.#Kosova #Dardanët #Euro2024🇽🇰⚽️🫶

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Friday, November 17, 2023

“Dardanët nisen për në Bazel, ku të shtunën do të përballen me Zvicrën në ndeshjen e parafundit të ciklit kualifikues për Euro 2024”, thuhet në shkrimin e videos së postuar.

Ndryshe, Dardanët gjatë pasdites do ta kryejnë seancën e fundit stërvitore dhe konferencën për shtyp.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky