Agjencia Zhurnal.mk.

Përfundon seanca gjyqësore, pritet vendimi mbi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim të Zekiri

Shkup, 8 Prill – Në Gjykatën Penale ka përfunduar seanca në Gjykatën Penale me Muhamed Zekirin.

Prokurorja Katerina Kollareviq tha se pritet që Gjykata Penale të vendos në lidhje me kërkesën për paraburgimin e Muhamed Zekirit, tashmë sekretarit të Përgjithshëm në dorëheqje të Qeverisë.

“Nuk ka vendim. Tani mbaroi seanca, për këtë edhe ne dolëm e lamë që gjykata të vendos”, theksoi Kollareviq.

Prokurorja Kollareviq tha se ekzistojnë dyshime për arratisje prandaj kërkohet paraburgim.

“Në këtë moment, dëshmi…nëse mendoni në ndonjë kuptim formal jo, dyshim po. Pse? Këto janë informata operative që janë dërguar në gjykatë, nëse gjykata i pranon do iu informojë, nëse jo, përsëri do të iu informojë se pse nuk i ka pranuar”, theksoi Kollareviq.

Prokurorja Kollareviq tha se sipas informacioneve që kanë nga MPB, dy të dyshuarit tjerë, shtetas të Krocaisë, mendohet se e kanë lëshuar RMV-në dhe se nëse kanë informacione do kërkojnë kapjen e tyre përmes fletëarrestit.

“Me fletëarrest, gjithashtu nëse e dimë se gjenden në territorin e Kroacisë apo diku tjetër, shërbimet përkatëse do të vendosin kontakte”, tha Kollareviq duke shtuar se të gjithë së bashku dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me 57 milionë denarë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky