Agjencia Zhurnal.mk.

Përmbytje në disa komuna

Shkup, 17 qershor – Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar përmbytje në disa zona në Maqedoninë e Veriut. Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka alarmuar se në disa zona ka pasur vërshime dhe se janë ndërmarrë aksione për ndërhyrje dhe pastrimin e zonave.

Zona më e goditur ka qenë në rajonin e Kumanovës, ku ka pasur vërshime në disa lagje, pemë të rëna, dhe se në terren kanë dalur ekipet e koordinuara të ekipeve të shpëtimit.

Niveli i ujit të lumenjve është ngritur, përkatësisht: në lumin Kumanovarja në fshatin Dobroshan dje është matur niveli i ujit prej 100 cm, ndërsa sot janë matur 130 cm. Nuk ka rrezik nga vërshimi i shtëpive dhe vërshimi i lumit, ndërsa Komuna e Kumanovës është njoftuar për nivelin e ujit të lumenjve.

Një situatë e ngjajshme e vërshimeve është regjistruar edhe në Kriva Pallankë, që është goditur nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu. Vërshime ka pasur edhe në komunat Rankovc dhe Staro Nagoriçan.

Komuna e Likovës njoftoi se gjendja në territorin e Komunës së Likovës është stabile për shkak të reshjeve të shiut. Nivelet e lumenjve janë rritur por nuk ka rrezik përmbytjeje. Rezervuaret “Glazhnja” dhe “Liqeni Likovës” janë 100 për qind të mbushura, por nuk ka rrezik për derdhje.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky