Agjencia Zhurnal.mk.

Përnaska takim me banorë në Kalanë e Tiranës, paraqet propozime konkrete për lehtësimin e trafikut

Kandidatja për Bashkinë e Tiranës Lajla Pernaska zhvilloi në Kalanë e Tiranës një takim me banorë, ku shpalosi programin elektoral, duke theksuar 3 shtyllat kryesore të tij.

Në fjalën e saj, Përnaska theksoi se në parim të programit të saj është mirë menaxhimi i qytetit, bashkëqeverisja me qytetarët dhe krijimin e aksesit për qytetarët lidhur me përdorimin e fondeve.

‘1. Tirana, SHTËPIA jonë.

Një parim administrimi, mirë-menaxhimi për qytetin, ashtu siç qytetarët mirë-administrojmë dhe kujdesen për shtëpitë e tyre.

2. BASHKËQEVERISJE me  qytetarët.

Për një përfshirje sa më të gjerë të qytetarëve, në projektet e zhvillimit për qytetin.

3. TRANSPARENCA 24/7 për 365 ditë.

Krijimi i aksesit të vazhdueshëm për qytetarët, lidhur me përdorimin e fondeve, që vijnë nga taksat tona, se ku dhe si përdoren këto fonde. Si edhe rritja e efiçencës së punës në Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet monitorimit e vlerësimit të punës së punonjësve dhe garës së hapur për çdo pozicion, në bazë të profesionalizmit dhe jo militantizmit partiak.’- tha Përnaska.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky