Shkup, 10 shtator – Dje në rrugën “Qemal Sejfulla” në Shkup, një automjet “audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.F. (21) nga fshati Luboten, është përplasur me një biçikletë të drejtuar nga një minoren nga Shkupi.
Siç informojnë nga MPB-ja, në fatkeqësinë, i riu pësoi lëndime të rënda, të konstatuara në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.
Me këtë rast është kryer ekspertizë nga ekipet e SPB Shkup.
Njëheri, dje në ora 19 në Manastir, ka ndodhur fatkeqësi e komunikacionit mes automjetit “shkoda kodiak” me targa të Manastirit, të drejtuar nga J.S. (42) nga Manastiri dhe një motoçikletë “jamaha” pa targa, të drejtuar nga një minoren nga Manastiri.
Në fatkeqësinë motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda.
Me këtë rast është kryer ekspertizë nga ekipet e SPB Manastir.