Agjencia Zhurnal.mk.

Përsëri shtrenjtohen derivatet, këtë herë për 1,5 denarë

Shkup, 28 shkurt – Derivatet prej mbrëmë në mesnatë shtrenjtohen për 1,5 denarë për një litër, ka vendosur sot Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,93 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 84 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 86, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 75,5 denarë për një litër. Çmimi me pakicë i Esktra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1), rritet për një denar dhe do të kushtojë 74,5 denarë.

Me vendimin e KRRE-së për 1,249 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 48,17 denarë.

Si shkak për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE-së i potencojnë çmimet e rritura referente të derivateve të naftës në tregun botëror gjatë shtatë ditëve të kaluara dhe atë mesatarisht për 2,711 për qind te benzina dhe për 1,997 për qind te dizeli, si dhe për 0,496 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky