Agjencia Zhurnal.mk.

Përveç Taremit, edhe Martial e Broja përfundojnë në ‘radarin’ e Interit

Interi ka filluar të mendoj për një sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë përveç Mehdi Taremit, edhe dy emra tjerë janë shfaqur si objektiva.

Përveç transferimit të një mbrojtësi të djathtë, i cili shihet si prioritet, drejtuesit e Interit kanë filluar të mendojnë seriozisht për transferimin e një sulmuesi të ri pas lëndimit të Lautaro Martinez.

I preferuari i të gjithëve, në Viale della Liberazione por edhe në Appiano, është Mehdi Taremi, qendërsulmuesi i Portos, për të cilin Inter po punon pavarësisht edhe me synimin për qershorin.

Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, ka edhe sulmues të tjerë, lojtarë të tjerë që Interi po monitoron dhe situatën e të cilëve ata e dinë mirë.

Një emër është ai i Anthony Martial nga Manchester United: kontrata e tij skadon në qershor, Djajtë e Kuq duan ta heqin qafe që në janar, Ausilio e ka pëlqyer gjithmonë profilin e tij pavarësisht trendit të tij në rënie.

Pas tij vjen Armando Broja, shqiptari i Chelsea, i rikthyer në fushë pas dëmtimit të gjurit. Në Londër ai nuk po gjen vazhdimësi dhe nuk është i kënaqur me situatën, prandaj mund të largohet.

Në javën e fundit të janarit ajo që duket e pamundur sot bëhet një mundësi. Në çdo departament, edhe në sulm.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky