Sot është zhvilluar ndeshje kontrolluese ndërmjet dy skuadrave nga Liga e Parë, A&N dhe Besa.
Në miqësoren e luajtur në stadiumin “Boka” në Korishë, u shënuan plot pesë gola.
Skuadra pejane doli fituese me rezultat bindës 1-4.
Besa që në pjesën e parë ishte dominuese, duke i mbyll 45 minutat me epërsi 3-0.
Përkundër triumfit në miqësore, kuqebardhët i pret luftë e vështirë për mbijetesë në stinorin pranveror në Ligën e Parë. /Gazeta Olle/