Agjencia Zhurnal.mk.

Pesë shenja që ju tregojnë që urgjentisht duhet të definoni lidhjen tuaj

Më në fund keni gjetur partnerin e ëndrrave – mirëpo ekziston një problem – nuk jeni e sigurt a është ai i dashuri juaj i vërtetë. Mbase është koha që të rishqyrtoni statusin tuaj dhe definitivisht zëshëm të thoni: “A jemi në të dy çift?”

1. Çdoherë kur njiheni me njerëz të tjerë, krijohen situata të pakëndshme sepse ai nuk di se si t’ju prezantojë. “Kjo është … imja… kjo është e dashura ime”, pa dyshim tregon që keni problem.

2. Kaloni shumë kohë bashkë, mirëpo rrallëherë bisedoni për ndjenjat dhe marrëdhënien tuaj. Madje edhe kur filloni bisedën, ai gjithmonë arrin disi ta ndryshojë në mënyrë elegante bisedën. Nëse mund të kaloni tërë vikendin bashkë, atëherë nuk do të duhej të ishte problem të ndani afro 15 minuta për bisedë të sinqertë.

3. Çdokush paksa gjendet në situatë bizare, sepse ju paraqiten djelmosha të cilët ju pëlqejnë, mirëpo pasi që kërkojnë numrin tuaj të telefonit apo ju thërrasin në takim, nuk jeni e sigurt a do të duhej të pranoni ftesën sepse jeni e lirë, apo duhet t’i refuzoni edhe nëse ju pëlqejnë, sepse tashmë jeni në lidhje me partnerin.

4. Edhe pse nuk keni kurrfarë dëshmie konkrete, intuita ju thotë që diçka po ndodh, mirëpo frikësoheni t’i shtroni drejtpërdrejt pyetje. Nëse ai takohet dhe del me vajza të tjera, apo madje edhe vetëm flirton me to, ju keni të drejtë ta dini.

5. Edhe pse tashmë jeni një kohë të gjatë bashkë, ai tregon pakënaqësi kur tek ai lini brushën e dhëmbëve, furqetën e flokëve apo ndonjë cikërrimë tjetër, mbase pa dashje. Kurrë nuk ju sulmon drejtpërdrejt, por të gjithën e thotë nëpërmjet shakasë “E po ti po mendon që shumë shpejt të vish jetosh tek unë, apo?”

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky