Agjencia Zhurnal.mk.

Pesë të vdekur, ndër të cilët tre emigrantë, në një aksident rrugor në Meksikë

Tre emigrantë dhe dy shtetas meksikanë e kanë humbur jetën, ndërsa 12 emigrantë po mjekohen nga lëndimet e marra në aksidentin rrugor në autostradën në veri të Meksikës, kumtoi Instituti kombëtar për migrim.

Siç transmeton Beta, ndër viktimat ka edhe një vajzë nga Hondurasi, por nuk ka informacione për kombësinë e dy personave të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur me furgon në shtetin kufitar verior Nuevo Leon.

Nuk ka informacione nëse midis meksikanëve të vdekurve ishte edhe shoferi.

Midis të lënduarve ka njerëz nga Hondurasi, El Salvadori, Guatemala dhe Nikaragua.

Nga Instituti për emigrim paralajmëruan se do t’u jepen viza humanitare, ndërsa trupat e të vdekurve do të kthehen në vendet e tyre të lindjes.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky