Agjencia Zhurnal.mk.

Peshkaqeni shqyen turisten austriake në Hurghada

Një e moshuar nga Austria, 68 vjeçe, ndërroi jetë nga “shoku i dhimbshëm”, dhe me shumë gjasa nga një atak në zemër, pas sulmit në Gjirin Sahl Hasheesh, në Egjipt, më saktë afër Hurghadës.

Dëshmitarë të shumtë, pushues, e panë të gjithë skenën horror. Ata u përpoqën të shpërqendronin peshkaqenin, por pa rezultat.

Pasi gruaja u kthye në tokë, asaj iu dha CPR, por disa minuta më vonë vdiq në ambulancë.

Raportet lokale thonë se peshkaqeni kafshoi gruan te krahu dhe këmba. Madje në pamje dëgjohen dhe thirrjet e saj të dëshpëruara.

Sulmet e peshkaqenëve në Egjipt janë të rralla, por Deti i Kuq ka më shumë se 44 lloje peshqish, disa prej të cilëve mund të jenë vdekjeprurës.

Sipas mediave, ajo ishte e martuar me një egjiptian.

Pas kësaj ngjarjeje, autoritetet mbyllën plazhin për tre ditë.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky