Agjencia Zhurnal.mk.

Petkov: Personalisht nuk e kam parë planin e Francës për Maqedoninë e Veriut

Sofje, 2 Qershor – Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov deklaroi se personalisht nuk e ka parë planin e Francës për ndërmjetësimin për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

“Planin e Francës, unë personalisht nuk kam parë asgjë bardh e zi”, tha Petkov në përgjigjen e pyetjes së Radios Nacionale bullgare (BNR).

Petkov shtoi se Bullgaria gjithmonë ka qenë e hapur dhe e përgatitur të bisedojë me të gjithë partnerët evropianë nëse kanë propozime të rëndësishme, por ato duhet të jenë në pozitën kornizë të Bullgarisë. Çfarëdo që të bëhet, sipas Petkovit, duhet të konfirmohet përmes qëndrimit kornizë të Bullgarisë, ndërsa edhe të kalojë përmes Parlamentit bullgar.

Kirill Petkov këtë deklaratë e dha në majën Okollçica ku u shënua Dita e Hristo Botevit, poet dhe revolucionar i cili e vdiq para 146-të vitesh.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky