Shkup, 16 qershor – Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot informoi për takimet dhe bisedimet me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-së, në kuadër të takimit të Këshillit të Veriatlantik. Në të njëjtën kohë, siç njoftoi MM, Petrovska theksoi se një nga temat kryesore të takimit të djeshëm po dhe sot është nevoja për të paktën dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto për Mbrojtjen, vendim që do të merret në Samitin e NATO-s në Vilnus muajin e ardhshëm.
“Implikimet financiare mbi buxhetin e Mbrojtjes nuk duhet të shihen si shpenzime, por përkundrazi si një investim në mbrojtje, për shkak të rrethanave që ne të gjithë i shohim sot, ajo që po ndodh në tokën evropiane tregon se ne të gjithë duhet të rrisim investimet në mbrojtje”, thotë ministrja Petrovska.
Ajo shtoi se mbrojtjen nuk duhet ta shohim më vetëm në mënyrë konvencionale, pra përmes prizmit të Armatës dhe armatimit klasik, por ajo ka një shtrirje më të gjerë dhe mbulon edhe një pjesë të mbrojtjes kibernetike.
Ministrja theksoi se diskutimi rreth vendosjes së kriterit për investimin minimal prej 2 për qind të BPV-së për mbrojtje do të vazhdojë deri në Samitin e NATO-s në Vilnus. Maqedonia e Veriut këtë vit ndan 1,85 për qind të BPV-së për mbrojtjen, dhe niveli prej 2 për qind të BPV-së do të arrihet tashmë vitin e ardhshëm.
Petrovska iu referua edhe bisedimeve të djeshme kur aleatët konfirmuan përkushtimin dhe mbështetjen e tyre për Ukrainën, si politikisht ashtu edhe në kuadër të ndihmës ushtarake dhe humanitare.
“Gjatë takimit të djeshëm me Grupin e kontaktit për Ukrainën i cili udhëhiqet nga SHBA-ja çdo vend përsëriti fuqishëm mbështetjen e tij për Ukrainën në çdo kuptim të fjalës, jo vetëm atë politik, por edhe çfarë bën çdo vend individualisht deri më tani, që është mbështetja në ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, gjegjësisht ajo që u duhet më së shumti për të mbrojtur territorin e tyre sovran dhe të pavarur”, tha Petrovska.
Ministrja informoi edhe për rezultatin e takimeve dypalëshe me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe ministren e Mbrojtjes kombëtare të Kanadasë, Anita Anand.
Për takimin me ministren Anand, Petrovska theksoi se bëhet fjalë për “atë që është aktuale në tokën evropiane, por edhe për rritjen e pranisë sonë në kuadër të misionit të dërguar në Letoni i cili është nën kujdesin e Kanadasë.
Po dërgojmë porosi, theksoi Petrovska – se Republika e Maqedonisë së Veriut realisht, përveç përkushtimit politik që ka si anëtare e Aleancës, merr pjesë dhe rrit kapacitetet e saja edhe në misione që synojnë edhe mbrojtjen e territorit të NATO-s.