Agjencia Zhurnal.mk.

Petrovska takon homologun serb, Stefanoviq

Beograd, 3 shtator – Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, sot në Beograd ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, me të cilin ka biseduar për disa tema, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve, si pjesëmarrje aktive në nismat rajonale të cilat janë katalizator për siguri dhe stabilitet më të fortë rajonal. Petrovska po qëndron në Beograd në kuadër të samitit të nismës rajonale “Ballkani i hapur”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Në takim, Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë dy vende fqinje dhe mike dhe se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërshtetëror mund të reflektohet edhe në fushën e mbrojtjes.

Lidhur me iniciativat rajonale në të cilat janë anëtarë të dy vendet – iniciativa SEDM, Forcat Mjekësore Ballkanike, iniciativa B-9 e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm dhe Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë – RAKVIAK, Petrovska dhe Stefanoviq ranë dakord që pjesëmarrja aktive në këto iniciativat janë me interes për Maqedoninë e Veriut dhe për Serbinë, theksohet në kumtesën.

Në takim, siç u tha, u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e marrëdhënieve me publikun, duke pasur parasysh se disa nga trajnerët e certifikuar për media në Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes janë edhe nga Republika e Serbisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky