Agjencia Zhurnal.mk.

Pheniani kumtoi se nuk ka raste të reja të Kovid-19

Koreja e Veriut kumtoi se nuk ka raste të reja me Kovid-19, hera e parë pasi në mes të majit pranoi se shpërtheu epidemia, njoftuan mediat shtetërore.

Vendi paraprakisht këtë muaj kumtoi se është në rrugën “përfundimisht ta vendos nën kontroll” krizën e parë të pranuar publikisht të koronavirusit, në një kohë kur fqinjët e tij aziatikë po përballen edhe një herë me një numër në rritje të njerëzve të infektuar me llojin nën-variant omikron të koronavirusit.

Agjencia zyrtare e lajmeve KCNA njoftoi se 99.99 për qind e 4.77 milionë pacientëve të infektuar ishin shëruar plotësisht deri në fund të prillit, por për shkak të testimeve në dukje të pamjaftueshme, Koreja e Veriut nuk publikoi të dhëna për numrin e njerëzve që rezultuan pozitivë për virusin.

Ekspertët për sëmundje infektive dyshojnë në pohimin e Koresë së Veriut, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë muajin e kaluar kumtoi se për shkak të mungesës së të dhënave të sakta, besonte se situata po përkeqësohet dhe nuk po përmirësohet.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky