Agjencia Zhurnal.mk.

Pioli ka një bonus të madh nëse fiton Ligën e Kampionëve me Milanin

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli do të marrë një shpërblim të madh nëse arrin ta udhëheqë klubin drejt lavdisë apo triumfit në Ligën eKampionëve këtë sezon.

57-vjeçari i ka transformuar kuqezinjtë që kur mori drejtimin në tetor të vitit 2019, duke i udhëhequr ata drejt Scudettos së tyre të parë në më shumë se një dekadë sezonin e kaluar dhe duke i çuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon, ku ata do të përballen me rivalët e qytetit, Interin.

Përderisa Milani ka impresionuar në Evropë këtë sezon, ata janë dukur shumë më të paqëndrueshëm në Serie A, duke i lënë ata në garën për top katërshe.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Pioli është i sigurt për shanset e Milanit në Ligën e Kampionëve dhe ka qenë i sigurt që kur rinovoi kontratën me klubin në tetor, kur zgjati qëndrimin e tij deri në vitin 2025.

Trajneri italian kërkoi që në kontratën e tij të re të përfshihet një bonus në rast fitore apo triumfi në Ligën e Kampionëve.

Bonusi në kontratën e Piolit ka vlerë rreth 300 mijë euro dhe tregon besimin e tij në aftësitë e skuadrës në garën kryesore të klubeve evropiane.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky