Agjencia Zhurnal.mk.

Pjesëmarrja në diasporë 25.38%, ndërsa në burgje 60.46% për zgjedhjet presidenciale

Shkup, 7 prill – Në 31 vendvotime në përfaqësitë diplomatike konsullore jashtë vendit, të drejtën e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Shtetit e kanë pasur 2569 votues, aplikacionet e të cilëve janë pranuar nga KSHZ-ja.

Votime për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk ka pasur për shkak të mosplotësimit të numrit minimal të votuesve të regjistruar për të votuar.

Deri në orën 19:00, sipas informacioneve, pjesëmarrja totale nga votimi jashtë vendit për zgjedhjet presidenciale ishte 652 votues, pra 25.38%.

Janë mbyllur 14 qendrat e votimit edhe nëpër burgjet e vendit, ku të drejtë vote kishin 2147 votues të regjistruar për zgjedhjet presidenciale dhe 2140 votues për zgjedhjet parlamentare.

Deri në orën 19:00, sipas informacioneve nga këshillat zgjedhorë, kanë votuar 1298 zgjedhës ose 60,46% e të regjistruarve për zgjedhjet presidenciale, përkatësisht 1397 zgjedhës ose 68,72% për zgjedhjet parlamentare.

Sipas të dhënave nga komisionet komunale zgjedhore, për kryetar të shtetit kanë votuar 8.926 ose 80.45% të të sëmurëve dhe të pamundshmëve, ose 10.036 ose 92.04% e votuesve për zgjedhjet parlamentare.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky