Agjencia Zhurnal.mk.

Plaçkitja e torbës me para si në filma, arrestohen dy persona nga Bukoviqi i Shkupit për ngjarjen në Kumanovë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar dy persona nga fshati Bukoviq i Shkupit, të cilët dyshohet se janë autorë të plaçkitjes së djeshme në Kumanovë, ku një personi duke gjuajtur me armë iu mor një torbë me para, shkruan TV21. Nga MPB thonë se të njëjtit e kanë djegur veturën e tyre pas aktit.

“Sot (16.03.2024), zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria M.A. (28) dhe E.A. (32), të dy nga fshati Bukoviq i Shkupit. Ata dyshohet se më 15.03.2024, rreth orës 20:20, në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, me automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shkupit, kanë goditur automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat”, i cili drejtohej nga S.S. (63 ). nga Kumanova, pas çka kanë qëlluar në drejtim të S.S. dhe i kanë marrë një torbë me para dhe më vonë i kanë vënë flakën automjetit Range Rover. Ata janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky