Prej sot, njerëzimi ka konsumuar të gjitha burimet natyrore që planeti Tokë siguron çdo vit, kështu duke hyrë në “borxh ekologjik”, dy ditë më herët se vitin e kaluar.
Dita kur resurset e tokës po tejkalohen, nga viti 1970 e këndej po vjen gjithnjë e më herët, përveç në vitin 2020 kur ajo ka qenë më 22 gusht, pasi shkaku ishte ulja e resurseve për shkak të pandemisë.
Rrjeti botëror për hulumtim “Global futprint netuork” i cili çdo vit e llogaritë atë datë, deklaroi se popullsia globale ka nevojë për 1.75 të biokapacitetit të Tokës për të rimbushur gjithçka që konsumon.
Tre miliardë njerëz jetojnë në vende që prodhojnë më pak ushqim sesa që konsumojnë dhe përpunojnë më pak nga mesatarja botërore, thuhet në raport.
Gjithashtu, 72 për qind e botës jetojnë në vende me deficite të biokapacitetit dhe të ardhura më të ulëta se mesatarja botërore.