Shkup, 14 qershor – Ambasadori i ri i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konfederatën zvicerane Rexhep Demiri sot para anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme do ta prezantojë platformën për aktivitete diplomatike.
Në një seancë të veçantë, përsëri, Komisioni për politikë të jashtme do t’i dëgjojë edhe fjalimet llogaridhënëse të ambasadorëve të deritanishëm në Zvicër, Kenan Ramadani dhe në Republikën Çeke, Sashko Todorovski.