Agjencia Zhurnal.mk.

Plotësohet kuorumi për mbledhjen e Gjykatës së Lartë, Kim: Hap i madh për Reformën në Drejtësi

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka quajtur një hap të madh për çuarjen përpara të reformës në Drejtësi plotësimin e kuorumit për mbledhjen e Gjykatës së Lartë.

Ajo theksoi se kjo ndodhi falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës.

Ambasadorja e SHBA-së shprehet se Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale.

“Hap i madh përpara për Reformën në Drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi dhomave të bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale. Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale”, tha Kim.

Kuorumi për mbledhjen e Gjykatës së Lartë është plotësuar me dekretimin nga Presidenti Ilir Meta të Sokol Ngresit.

Ngresi u propozua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe është emëruar për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative përmes procedurës së ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë bëhet me 13 gjyqtarë, nga 19 anëtarë që duhet të ketë.

Nga sot Gjykata e Lartë gëzon kuorumin e nevojshëm (2/3 e anëtarëve) për t`u mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara.

Gjykata e Lartë, pas 5-vitesh në pamundësi për ta ushtruar këtë funksion themelor të saj, nga sot mundet të ndryshojë apo unifikojë praktikën gjyqësore.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky