Diskutimi për luftën mes dy ukrainasve, ka çuar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Itali, ku dy shoferë të kamionëve, njëri me qëndrim pro rus, janë konfliktuar mes tyre, dhe njëri ka përfunduar në spital, si pasojë e plagës së thikës.
Autori i sulmit, sipas mediave italiane është një 47-vjeçar pro-rus me origjinë nga Donbass, ndërsa i plagosuri, i cili është 34 vjeç, ka ide pro-qeveritare. Policia është duke hetuar më tej për rastin.
Të dy, drejtues automjetesh të ndryshme, u takuan në zonën e shërbimit dhe diskutuan për luftën e vazhdueshme në Ukrainë .
34-vjeçari është goditur me thikë në veshkë dhe është shtruar në spitalin e Breshias në gjendje kritike për jetën./noa.al