Agjencia Zhurnal.mk.

“Po formulohen amendamentet”, Mariçiq nga Brukseli flet për ndryshimet kushtetuese

Shkup 15 mars – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në Bruksel, ku po qëndron edhe ekipi i TV21, tha se Qeveria ka angazhuar Ministrinë e Drejtësisë për të formuluar amendamentet e nevojshme për ndryshimet kushtetuese, me çka përfundimisht nis hapja e klasterëve në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në BE, shkruan TV21. Mariçiq tha se pas formulimit të amendamenteve do të vijojë debati publik mbi të njëjtat. TV21

“Qeveria në seancën e djeshme e ka hapur këtë çështje dhe mendoj se nën udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë do të fillojë një proces konsultativ në të cilin në periudhën në vijim, në ditët në vijim apo jo më shumë se 2-3 javë do të formulohen amendamentet kushtetuese në një proces gjithëpërfshirës me më shumë ekspertë, mendoj do të ftohet…mendoj se tashmë është ftuar edhe opozita që të merr pjesë në këtë proces dhe të jep kontribut në formulimin e amendamenteve”, tha mes tjerash Mariçiq./tv21.tv

Zv/kryeministri për #ÇështjeEvropiane, #BojanMariçiq nga #Brukseli

Posted by TV21 on Wednesday, March 15, 2023

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky