Një person ka pësuar lëndime, pasi që ka rënë nga një lartësi prej 3.5 metra.
Deri te aksidenti sipas policisë ka ardhur pasi që viktima mashkull ishte duke punuar në një konstruksion metali.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në Fushë Kosovë.
“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar në një konstruksion metali, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi prej 3.5 metra me ç’rast ka pësuar lëndime . Viktima është duke u trajtuar ne QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës.