Agjencia Zhurnal.mk.

Policia bëhet me uniforma të reja

Shkup, 17 mars – Në depot e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë porositur gjithsej 16 mijë copë pantallona dhe funde për verë dhe dimër për pjesëtarët e policisë, me vlerë prej 31.008.559 denarëve me TVSH të kyçur, ndërkaq pas furnizimit të shpallur publik paraprakisht të uniformave për vitin 2021.

Pjesët e porositura të uniformave përfshijnë nga 6452 pantallona të meshkujve për dimër dhe verë, nga 758 pantallona të femrave për verë dhe dimër dhe nga 790 funde për dimër dhe verë. Në pajtim me dinamikën e dërgesës, siç kumtuan sot nga MPB, pritet të arrijnë çizme të larta dhe rripa me të cilët do të kompletohen dërgesat nga furnizimet e kryera publike të uniformave në vitin 2021.

Këtë periudhë në depot e MPB-së arritën edhe tetë mijë copë të xhupave të dimrit për pjesëtarët e policisë, për të cilët shpërndarja filloi më 11.03.2022.

Të gjitha njësitë organizative të policisë morën uniforma të reja, ceket, njësitë speciale morën më shumë komplete të uniformave të reja, uniforma ka edhe për nëpunësit e tjerë policorë.

Vetëm për gjashtë muaj në vitin e kaluar 2021, prej korrikut deri në dhjetor, janë siguruar 10.000 këmisha me mëngë të gjata dhe 10.000 këmisha me mëngë të shkurta për pjesëtarët e policisë, 2330 copë jelekë fluroscentë, 660 komplet uniforma për praktikantë, 30 komplete të veshjeve të punës për kuzhina, 34 copë xhupa ajrorë, 19 copë kominoshe për forcat ajrore dhe shtatë copë kominoshe mbrojtëse speciale, si pjesë e uniformës për personelin ajror, nga 473 copë veshje civile, këmisha civile dhe këpucë civile, tetë mijë copë bluza “pollo”, 10.000 çizme gjysmë të larta.

Nga MPB përkujtojnë se mes tjerash, në kuadër të planit për përmirësim material-teknik të kushteve për punë të nëpunësve policorë, janë rikonstruuar she sanuar 71 objekte të MPB-së në tërë territorin e shtetit, janë transformuar edhe në planin energjetik, me sisteme të reja të ftohjes dhe ngrohjes, ndërrimi i dritareve dhe dyerve, dyshemeve dhe kulmeve, fasada të reja termo-izoluese, me çka drejtpërdrejtë mundësohet kursim në buxhet, ulen emetimet e gazrave të dëmshëm, kontribuohet në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Për momentin, ofenziva intensive ndërtimore është në rrjedhë edhe në gjashtë objekte, në Radovish, Dellçevë, Berovë, Sektorin për mbrojtje të personaliteteve dhe objekteve në Shkup, Gazi Babë dhe Sveti Nikole, me atë që kohë më parë u promovua objekti i Njësisë për punë të brendshme Karposh. Gjithashtu, është siguruar edhe numër i madh i donacioneve në automjete dhe pajisje për njësitë e ndryshme organizative të policisë, ndërkaq modernizohet edhe auto-parku.

Paralajmërojnë se vazhdohet me sigurimin e kushteve cilësore për punë të nëpunësve policorë, çdoherë duke e pasur parasysh implementimin e standardeve të larta të pajisjes materiale-teknike të shërbimeve policore nga vendet kryesore të Evropës dhe botës, e tërë kjo me qëllimin kryesor – krijimin e servisit profesional për qytetarët, duke e arsyetuar edhe moton tonë – polici e pajisur – qytetarë të sigurt.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky