Shkup, 13 shkurt – Nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Shkup dje në orën 15:10 në fshatin Vollkoë e kanë privuar nga liria I.K. (31). Siç njoftojnë nga MPB-ja gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, e kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.