Agjencia Zhurnal.mk.

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Leshnicë-Kodra e Diellit

SPB Tetovë ka konfirmuar se dje ka ndodhur një aksident në rrugën Leshnicë-Kodra e Diellit, në të cilën lëndime kanë pësuar dy persona

Më datë 12.05.2024 në ora 15:45 në SPB Tetovë, personi S.U. ka raportuar se gjatë rrugës nga lokaliteti Leshnicë për në Kodrën e Diellit, shokët e tij me një katërçikletë kanë rënë në një humnerë dhe nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tij.

Shërbimet policore menjëherë kanë shkuar në vendin e raportuar dhe i kanë gjetur personin S.U. dhe të lënduarit F.F. (24) dhe S.S. (23) nga Tetova dhe i kanë dërguar në Kodrën e Diellit, nga ku me autoambulancë janë transportuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku janë konstatuar lëndime trupore.

Nga QMK dje njoftuan se tek ato në orën 16:00 është paraqitur aksidenti në numrin 112.

“Aksidenti është raportuar në orën 16:06 në numrin unik të emergjencës 112 në QMK. Nëpërmjet një konference në Stacionin Policor Kodra e Diellit është marrë njoftim se dy persona me një “katërçikletë” kanë dalë nga rruga në një përroskë. Me ta ishte edhe një person tjetër me katërçikletë, por ai nuk mund t’i shihte apo dëgjonte pasi u ngritën”, njoftuan nga QMK.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky