Agjencia Zhurnal.mk.

Policia jep detaje për vdekjen e personit në Pejë, i cili rrëshqiti aksidentalisht nga shkëmbinjtë

Një person ka humbur jetën dje në rrugën rajonale Pejë-Rugovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë, derisa ishte ndalur për të pushuar.

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë rast.

“Raportohet se në rrugën rajonale Pejë-Rugovë në afërsi të tunelit të dytë, viktima mashkull kosovar pasi nuk është ndier mirë ka dalur nga vetura për tu këndellur dhe është ofruar në cep të një shkëmbi nga ku dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë. Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

Zjarrfikësit e kanë nxjerr trupin e viktimës nga uji i lumëbardhit ndërsa mjeku ka konstatuar që trupi është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky