Agjencia Zhurnal.mk.

Policia njofton për gjashtë raste të vjedhjeve në dy ditët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjashtë raste të vjedhjeve në disa komuna për gjatë këtyre dy ditëve.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në Prishtinë, Graqanicë, Podujevë dhe Zveçan.

Siç bëhet e ditur në njoftim, persona të panjohur në raste të ndara kanë vjedhur para, vetura, mjete pune dhe koshere me bletë.

Më poshtë gjeni rastet e vjedhjeve sipas raportit të Policisë:

Prishtinë, 30.07.2023-23:10. Ankuesi mashkull kosovar , ka njoftuar se deri sa ishte duke ecur në rrugë i është grabitur çanta e krahut nga një i dyshuar. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.

Magjistralja Prishtinë -Ferizaj 30.07.2023-21:42 Tre të dyshuar meshkuj , njëri nga ta me një armë AK/47 dhe tjetri me një çekan kanë hyrë në një market ku nga arka kanë grabitur para të gatshme dhe një sasi të cigareve . Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë trajtuar stafin e marketit të cilët ishin të shqetësuar . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.

Fshati Dobrotin, Graqanicë, 29/30.07.2023 – 20:00-07:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se i është vjedhur vetura e tij që e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë. Sipas ankuesit çelësat e veturës në kohën kur ka ndodhur rasti ishin në veturë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

Fshati Llapnasellë, Graqanicë, 29/30.07.2023 – 23:00-08:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është vjedhur nga objekti i Pallatit të Sporteve një klimë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

Fshati Tërrnavicë, Podujevë 23-30.07.2023 . Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se i janë vjedhur 31 koshere me bletë në të cilat kishte pasur 300 kilogram mjaltë . Rasti nën hetime.

Fshati Bajskë, Zveçan, 11-30.07.2023.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se nga shtëpia e tij i është vjedhur një mjet pune nga i dyshuari kosovar. Njësiti policor ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij ,mirëpo nuk është hasur.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky