Agjencia Zhurnal.mk.

Policia parandalon dy ngjarje kriminale: Me armë gati për qitje, tre të arrestuar në dy operacione në Mirditë

Policia në dy operacione të zhvilluar në Mirditë, ka arrestuar në kushte flagrante dy vëllezërit me inicialet B. Gj. dhe P. Gj.

Të dy personat ishin të armatosur me armë zjarri kallashnikov dhe sipas policisë po përgatiteshin për një ngjarje kriminale. Në pamjet e publikuara shfaqet momenti kur efektivët i neutralizojnë në Rrugën e Kombit.

 “Në Rrëshen, në kuadër të operacionit “Repsi”, bazuar në informacionet e siguruara se 2 shtetas qarkullonin me armë dhe dyshohet se do të kryenin një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë, në hyrje të Rrugës së Kombit, shtetasit B. Gj. dhe P. Gj. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje dhe 1 armë zjarri pushkë”, njoftohet nga Policia.

Gjithashtu, në Rrëshen, në kuadër të operacionit Fani”, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që posedonte një armë zjarri kallashnikov, mund të kryente një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar shtetasin N. K., si dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov që ai posedonte, bashkë me 11 krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Me kallash gati për qitje, tre të arrestuar në dy operacione në Mirditë. Policia parandalon dy ngjarje kriminale.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky