Në komunat veriore të vendit është vendosur sistemi i vëzhgimit me kamerë. Kjo u bë e ditur nga Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Policia e Kosovës, përmes një komunikate të përbashkët.
Aty thuhet se ky aktivitet është në përputhje të plotë me ligjin. Policia është këshilluar me Agjencinë lidhur me përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, dhe se këto të dhëna do të përpunohen për qëllime të qarta, të ligjshme dhe legjitime, duke garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individëve.




