Agjencia Zhurnal.mk.

Politikë e madhe në një kryeqytet të vogël, Lavrov “trazoi” Shkupin!

Shkup, 30 nëntor – Raportet në skenën politike dhe gjeostrategjike botërore, këto dy ditë po pasqyrohen në Shkup. “Politika e madhe” botërore po reflekton unitetin dhe ndarjet që kanë përfshirë botën në një kryeqytet të vogël siç është Shkupi, të një shteti të vogël siç është Maqedonia e Veriut, në kuadër të samitit ministror të vendeve të OSBE-së që mbahetmë 30 dhe 1 janar (sot dhe nesër). Në një skenë të vogël teatrore, po luhet një shfaqje e madhe botërore, në një moment mjaft të ndërlikuar për globin, që për shumë gjëra i përngjan prag-luftës botërore, shkruan Zhurnal. Në nivel global, samiti i OSBE-së që tani mund të vlerësohet si një dështim i radhës. Në këtë samit nuk u realizua takim mes kryediploatëve amerikanë dhe të Rusisë, kurse Ukraina bojkotoi pikërisht për shkak të prezencës së ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Mbetet të shohim se si do të reflektojë ky samit mbi rolin e Maqedonisë së Veriut në skenën ndërkombëtare. U arrit qëllimi që në Shkup të vijë ministri i jashtëm rus, Sergej Llavrov, që në njfarë mënyre ndoshta do të thotë se OSBE përkohësisht ka shpëtuar nga shpartallimi në formatin në të cilin funksionon tani. Por duke pasur parasysh se bojkotit të Ukrainës i’u bashkangjitën edhe shtetet baltike-Lituania, Estonia dhe Letonia, mbetet të shohim nëse do të ketë hatërmbetje ndaj Maqedonisë së Veriut dhe nëse kjo hatërmbetje eventuale do të reflektohet negativisht në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Me rëndësi është se përfaqësuesit evropianë dhe amerikanë dolën me mesazhe afirmative. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duhet të dëgjojë nga pjesëmarrësit në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup se pse Rusia është e izoluar dhe e sanksionuar dhe duhet t’ia përcjellë mesazhet Kremlinit, shkruan Zhurnal. Këtë koment Borell e bëri pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në margjina e samitit të OSBE-së.

“Ky është një rast i mirë që ai [Sergei Lavrov] të dëgjojë nga pjesëmarrësit e këtij takimi pse Rusia është dënuar dhe izoluar, dhe më pas ai do të mundë të kthehet në Kremlin dhe t’i thotë zotit të Kremlinit se BE-ja dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë”, tha Borrell, duke iu referuar pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska. Bashkimi Evropian vendosi sanksione masive dhe të papara kundër Rusisë, pasi ajo e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Ato përfshijnë sanksione ekonomike, sanksione individuale dhe masa vizash. Qeveria e Maqedonisë së Veriut shfuqizoi për një kohë të shkurtër ndalesën për fluturimin e aeroplanit të Lavrovit në Shkup dhe këtë e bëri edhe Bullgaria, e në moment të fundit edhe Greqia, pasi Bullgaria nuk lejoi kalim të zëdhënëses së MPJ-së ruse, Zaharieva.

Mirëpo nga ana tjetër, medium presitgjioz amerikan Radio Evropa e Lirë ardhjen e Lavrovit e ka vlerësuar si “Triumf të Rusisë në Shkup”, duke parashtruar dilemën nëse bëhet fjalë për triumph të njëfishtë apo dyfishtë. “Dhe pyetja është: a i dhanë vendet perëndimore Rusisë një apo dy fitore, duke u dorëzuar para dëshirave të saj për praninë e nivelit të lartë dhe për heqjen e kandidaturës së Estonisë? Kremlinit nuk i pengon kryesimi i Maltës, por ai do të donte që Lavrov ta konfirmonte këtë në takimin ministror në Shkup. Ai, po ashtu, nuk ka thënë ende “po” për plotësimin e katër pozitave kryesore të OSBE-së edhe për një vit – diçka që do të donte ta bënte në kryeqytetin maqedonas, por, sipas gjasave, jo pa kërkuar diçka në këmbim. Se çfarë mund të jetë ajo, është supozim i kujtdo. Por, zvogëlimi i kritikave të OSBE-së për luftën e Rusisë në Ukrainë, nuk do të ishte ndonjë supozim i egër.
Në fund, duket se OSBE-ja – e vetmja organizatë ndërkombëtare në Evropë në të cilën Rusia është ende anëtare – do të jetojë edhe një vit. Por disa, përfshirë tri shtetet e pakënaqura baltike, Poloninë dhe Ukrainën, do të pyesin se me çfarë çmimi dhe do të vënë në dukje se Moska ka prishur punën e OSBE-së në disa raste në vitet e fundit, duke bllokuar, për shembull, tri misione të saj në terren në Ukrainë dhe gjithë buxhetin e OSBE-së në dy vjetët e fundit – gjë të cilën ka të ngjarë të vazhdojë ta bëjë.

Sidoqoftë, pamja në Shkup nuk do të jetë e mirë për Kievin dhe mbështetësit e tij më të mëdhenj, pasi Rusia do të kthehet në nivelin më të lartë politik në një organizatë, ku ende mund të diktojë çdo lëvizje të rëndësishme. Si rezultat, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka njoftuar tashmë se nuk do të marrë pjesë dhe të tjerë mund ta ndjekin shembullin e tij”, shkruan Radio Evropa e Lirë.

E kryeministri i Maqedonisë së Veriut duke bë të ditur se nuk do të ketë takim me Lavrovin, tha se vizita e tij në Shkup nuk është fitore e Rusisë, por fitore e OSBE-së. “Kjo absolutisht nuk është asnjë fitore diplomatike e Rusisë, kjo është fitore diplomatike e OSBE-së, duke marrë parasysh se u vë në pikëpyetje funksionimi i OSBE-së, me këtë OSBE do të vazhdojë të funksionojë dhe do të vazhdojë të jetë garanci për zhvillimin e proceseve të demokracisë dhe paqes në Evropë. Nuk do të kem takim me Lavrovin”, tha Kovaçevski. Sidoqoftë, nëse qëllimi kryesor i Rusisë ishte që të vijë në Shkup dhe të pengojë zgjedhjen e Estonisë kryesuese të OSBE-së është e qartë se ai arriti këto dy qëllime, shkruan Zhurnal. Mirëpo në anën tjetër u pa qartë pakënaqësia e tij nga injorimi total që iu bë, e mllef shprehi edhe në fjalimin e tij, ku vlerësoi se OSBE është bë vegël e BE-së dhe e NATO-s. Nëse ky është vlerësimi i Rusisë, aëherë kjo do të thotë se OSBE është në rrugën e duhur në misionin e saj!/ Zhurnal

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky