Agjencia Zhurnal.mk.

Porsche arrin shifrën e 145,860 veturave të shitura në gjysmën e parë të vitit

Detlev von Platen, anëtar i Bordit Drejtues për Shitje dhe Marketing i Porsche AG tha se gjysma e parë e këtij viti ishte karakterizuar me ndikime të jashtme dhe të pakuptimta por që së bashku me tregtarët e tyre ata ja kanë dalë që ti menaxhojnë mirë.

“Përveç kufizimeve të fundit të shkaktuara nga shpërthimi i ri i pandemisë në Kinë dhe tregje të tjera, ne kishim edhe pengesa të vazhdueshme me zinxhirin furnizues dhe të ndërlidhura edhe me sfida logjistike. Në të njëjtën kohë, dëshira e madhe për markën tonë dhe popullariteti i produkteve tona mbesin të pathyera”, deklaroi von Platen.

“Ne në kompani supozojmë se gjysma e dytë e vitit do të ketë zhvillime dinamike. Ashtu sikurse në vitet e kaluara, ne po shikojmë me optimizëm drejt së ardhmes, dhe jemi të vendosur që t’i shfrytëzojmë maksimalisht muajt e mbetur të këtij viti”, shtoi ndër të tjera ai për Porsche Newsroom.

Shifra totale e veturave të shitura në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 nga Porsche

Situata nëpër rajonet botërore në gjysmën e parë të këtij viti ishte komplekse. Pamja sa i përket shifrave të dërgesave është përkatësisht homogjene. Në Evropë, numri i veturave të shitura u ngrit në 45,087. Kjo përkon me rritje prej shtatë për qind – pavarësisht periudhës së krahasimit. E njëjta aplikohet edhe në tregun vendor në Gjermani, 13,785 vetura të shitura në pjesën e parë të vitit, e cila do të thotë një ngritje prej pesë për qind.

Në Kinë, Porsche arriti që të bëjë dërgimin e veturave për 40,681 klientët e tyre, pa marr parasysh mbylljen për disa muaj për shkak të COVID në shumë qytete të vendit. Rënia e shitjeve atje ishte për 16 për qind në pjesën e parë të vitit,. Në funksion të rënies së përgjithshme në segmentin Premium/luksoz në Kinë prej 23 për qind në periudhat prej muajit janar deri në muajin maj, prodhuesi i veturave sportive arriti një rezultat të madh, i cili mbetet si lider i vetëm në treg.

Një numër total prej 62,245 veturave u dorëzuan tek klientët në tregjet e Azi-Paqësorit, Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Në SHBA, Porsche u përball me probleme në dërgesa dhe transit. Pavarësisht kësaj 32,529 vetura janë dorëzuar tek klientët e tyre. Kjo vlerësohet shumë më mirë në krahasim me vitin e shkuar.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky