Agjencia Zhurnal.mk.

Porsche prezanton Taycan GTS Hockenheimring Edition elektrik

Për të shënuar 90-vjetorin e Hockenheimring, Porsche po prezanton edicionin e parë special të bazuar në makinën e saj sportive elektrike: Porsche Taycan GTS Hockenheimring Edition.

Sipas mediave të huaja, kjo veturë ka për qëllim të “bashkojë përkushtimin” e kompanisë ndaj trashëgimisë së saj të garave dhe të ardhmes së saj elektrike.

“Me këtë edicion special ekskluziv, ne jo vetëm që po kënaqim fansat e makinës sonë sportive tërësisht elektrike, por gjithashtu theksojmë lidhjen tonë me Hockenheimring”, tha në një deklaratë për shtyp kryetari i Porsche, Alexander Pollich.

“Ne e përgëzojmë pistën legjendare për një histori të pasur 90-vjeçare. Me Porsche Experience Center atje, Hockenheimring është bërë edhe më shumë një shtëpi për markën tonë që nga viti 2019”.

Modeli GTS i Taycan vjen me një bateri 93,4 kilovat-orëshe me dy motorë elektrikë, një i montuar në boshtin e pasmë dhe një në boshtin e përparmë.https://11a611a32579806d98d38bfe91cac4c3.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Ato kombinohen për të dhënë 590 kuaj fuqi.

Ndërsa sa i përket pamjes së brendshme, kompania duket se “asgjë nuk ia ka lënë rastit

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky