Agjencia Zhurnal.mk.

Pozitat e preferuara gjatë fjetjes për tretje më të mirë

Darka është një vakt që duhet ngrënë së paku tre orë përpara gjumit. Edhe nëse nuk i frenoheni dëshirës për ta respektuar këtë, duhet të hani diçka të lehtë nëse dëshironi të kaloni një natë të qetë.

Një darkë e rëndë me gjasë nuk do ju lërë të mbyllni sy gjatë natës. Ngrënia para gjumit mund të shkaktojë shumë probleme dhe të pengojë pushimin e merituar gjatë natës.

Nëse hani ushqime pikante ose të yndyrshme me gjasë do të përballeni me simptomat e urthit dhe do të zgjoheni disa herë.

(Foto: United Healthcare)

Pozicioni i fjetjes është një aspekt i rëndësishëm i rehatisë së natës, veçanërisht për njerëzit që kanë probleme me tretjen, transmeton Top Channel.

Përpara se të lexoni për pozicionet më të mira të gjumit për një tretje të mirë, është e nevojshme të familjarizoheni me rregullin e artë të ngrënies së darkës. Pra, nuk duhet të hani ushqim tre orë para gjumit.

Kjo hapësirë kohore i jep mundësinë organizmit ta tretë ushqimin me ritmin e vet dhe të përthithë të gjithë ushqyesit e nevojshëm dhe më pas t’i largojë mbetjet ushqimore.

Related posts

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

D V

Fëmijët që hanë mëngjes mësojnë më mirë

D V

Gjashtë “truqe” si të humbni peshë pa duruar urie

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky