Agjencia Zhurnal.mk.

Pozonte me kafshët e ngordhura që kishte vrarë, qëllohet për vdekje 55-vjeçari

55-vjeçari Riaan Naude, i cili postonte në rrjetet sociale foto teksa pozonte me kafshët e ngordhura të cilat kishte vrarë si luanët, elefantët apo gjirafat, është qëlluar për vdekje. Policia tha se 55-vjeçari u gjet i vdekur pranë automjetit të tij në provincën e Afrikës së Jugut, Limpopo, e cila njihet për rezervatet e saj të kafshëve të egra.

“Burri ishte shtrirë me fytyrën lart dhe kishte gjak në kokë dhe fytyrë”, tha zëdhënësi i Shërbimit Policor të Afrikës së Jugut, nënkoloneli Mamphaswa Seabi.

Oficerët gjetën një pushkë gjueti, rroba, ujë, uiski dhe pizhame në automjetin e 55-vjeçarit të ndjerë.

Një dëshmitar tha se një burrë e qëlloi me gjakftohtësi nga një distancë e afërt pasi një automjet i dytë u ndal pranë tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky