Agjencia Zhurnal.mk.

Prapaskena, Nagelsmann dhe Mane u përplasën në dhomën e zhveshjes

Julian Nagelsmann dhe Sadio Mane u bënë protagonistë të një përplasjeje verbale në dhomat e zhveshjes në sytë e gjithë skuadrës pak ditë përpara largimit të trajnerit 35-vjeçar.

Sulmuesi senegalez nuk e priti aspak mirë vendimin e teknikut për ta futur në minutën e 82 të ndeshjes kundër PSG duke krijuar një situatë të tensionuar në dhomën e zhveshjes ku më pas situata degjeneroi në një debat të ashpër mes të dyve.

Sipas “Bild”, në momentin që skuadra po festonte, Mane u ankua te trajneri që u ndie i kërcenuar dhe nën presion. Por pavarësisht largimit të Nagelsmann dhe zërave për tension në brendësi të skuadrës, Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka kanë mohuar zërat mediatikë, duke theksuar se situata në dhomën e zhveshjes është e qetë ndërsa skuadra mbetet e bashkuar.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky