Agjencia Zhurnal.mk.

Prej 22 janarit nisin procedurat për Qeverinë teknike, Kovaçevski do të jep dorëheqje

Shkup, 9 janar – Nga Kuvendi njoftojnë se pas koordinimit të parë për vitin 2024, në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar do të ketë aktivitete për formimin e qeverisë teknike. Nga Kuvendi shtojnë se në kohën e Qeverisë teknike, respektivisht në 100 ditët e kësaj qeverie, nuk do të ketë pyetje deputetësh.

Në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar pritet të konstatohet dorëheqja e kryeministrit aktual, Dimitar Kovaçevski dhe dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi që ky i fundit do të marrë drejtimin e ekzekutivit.

“Në këtë periudhë kohore Kuvendi do ta njoftojë presidentin për ndarjen e mandatit për kryetar të ri të Qeverisë, formim të Qeverisë së re, zgjedhje të ministrave, zëvendësministrave dhe zv/ministrave shtesë të Qeverisë teknike”, thonë nga Kuvendi i RMV-së.

Kuvendi gjithashtu do të duhet të konstatojë ndërprerjen e mandatit të Xhaferit si deputet, pas çka do të vijojë verifikimi i mandatit për deputetin e ri nga Njësia e parë zgjedhore.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky