Presidenti i Brazilit, Luis Inasio Lula da Silva dhe kryetarët e Kongresit të Gjykatës Supreme sot e vlerësuan si “akt terrorist” hyrjen e dhunshme të ithtarëve të së majtës ekstreme në institucionet shtetërore në Brazil.
Ata në deklaratën e përbashkët potencuan se do ta mbrojnë demokracinë.
“Qeveria një garanci për demokracinë dhe Kushtetutën e vitit 1988, i hedh poshtë aktet e terrorizmit, vandalizmit të kriminelëve dhe puçistëve, që ndodhën dje në Brazili”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Mbështetësit e presidentit të ekstremit të djathtë, Zhair Bolsonaro dje hynë me dhunë në Kongres, pallatin presidencial dhe në Gjykatën Supreme.
Demonstruesit protestuan kundër kthimit në pushtet të presidentit të majtë, i cili mundi Bolsonaron në balotazhin e 30 tetorit.
Bolsonaro u largua nga vendi dy ditë para përfundimit të mandatit të tij, duke bojkotuar inaugurimin. Ndodhet në shtetin amerikan të Floridës. Lula ishte president i Brazilit për dy mandate (2003-2010).