Presidenti i Bullgarisë nesër në Kosovë, pritet nga kryeministri Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret nesër në takim Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Zyra e Kurtit njofton se “mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit”.
Ekipet e mediave duhet të jenë në oborrin e Qeverisë më së largu në orën 11:40, thekson ZKM në njoftim.
Takimi pritet të nis në orën 12:00.