Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti izraelit Herzog takon sekretarin amerikan Blinken në Tel Aviv

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken deklaroi se me zyrtarët izraelitë gjatë vizitës së tij në Tel Aviv do të diskutojë mbi shumë çështje për të ardhmen, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës me shkrim të Presidencës izraelite, Herzog është takuar me sekretarin amerikan Blinken, i cili vizitoi Tel Avivin në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme.

Gjatë takimit, Herzog tha se ishte mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga administrata amerikane për vendin e tij, i cili vazhdon sulmet gjenocidale në Rripin e Gazës ndërsa pohoi se sulmet e Izraelit janë “një luftë që prek vlerat e botës së lirë”.

Duke kritikuar çështjen e gjenocidit të paraqitur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), Herzog tha: “Nuk ka asgjë më të neveritshme dhe të paarsyeshme se ky pretendim”.

Ai tha se vendi i tij do të marrë pjesë në gjyqin e gjenocidit të paraqitur në GJND, i cili do të fillojë më 11 janar. “Ne do të jemi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër hipokrizisë së Afrikës së Jugut”, theksoi Herzog.

Herzog pretendon se sulmet izraelite që vranë më shumë se 23 mijë palestinezë në Rripin e Gazës, shumica prej tyre fëmijë dhe gra, në 95 ditë ishin “vetëmbrojtje”.

Sekretari amerikan Blinken deklaroi se para Tel Avivit ka vizituar disa vende të rajonit si Türkiyen, Greqinë, Jordaninë, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite dhe se do të bisedojë me presidentin izraelit Herzog dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu rreth takimeve të tij me liderët e këtyre vendeve.

Duke thënë se ka shumë për të folur me zyrtarët izraelitë, veçanërisht për të ardhmen, Blinken tha se në kuadër të vizitës së tij do të takohet me familjet e disa pengjeve izraelite të mbajtur në Gaza.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky