Shkup, 12 prill – Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe Maqedonia 2025 Dega në Republikën e Maqedonisë, sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me qëllim të vlerësimit publik të të gjithë individëve me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë pasur kontribut altruist dhe të vazhdueshëm për atdheun në sfera të ndryshme të jetës.
Siç informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, në bazë të Memorandumit vendoset patronat i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Mirënjohjen për kontributin e pjesëtarëve të Diasporës, Maqedonia 2025.
“Qëllimi i njohjes së vendosur Maqedonia 2025 është që ta vlerësojë kontributin e pjesëtarëve të diasporës të cilët individualisht ose përmes organizatave të tyre kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm ose të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, social, arsimin, kërkimin shkencor, artin, apo ndryshe. kontribuoi në përmirësimin e situatave të caktuara përmes formave të ndryshme të donacioneve, punës vullnetare dhe investimeve në vendlindje”, thuhet në njoftim.
Konform Memorandumit për bashkëpunim, siç është theksuar, do të hartohet kritere dhe procedura për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes dhe do të formohet Komision, që do ta zbatojë proceudrën për përzjedhje të fotuesit, gjegjësisht fituesve të mirënohjeve pëmes vlerëlsimit të kontributit të pjesëtarëve të paraqitur të diasporës.