Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Luksemburgut, Mark Hubsh

Shkup, 13 dhjetor – Presidenti Stevo Pendarovski sot pranoi letrat kredenciale të Mark Hubsh, ambasadori i sapoemëruar i Dukatit të Madh të Luksemburgut për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Luksemburg.

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, në fjalim në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale ka theksuar se në historinë gati tridhjetëvjeçare të marrëdhënieve diplomatike, me përpjekje të përbashkëta Dukati i Madh i Luksemburgut dhe Republika e Maqedonisë së Veriut arritën të ndërtojnë marrëdhënie dinamike politike dhe një nivel solid i bashkëpunimit të ndërsjellë në disa fusha.

“Presidenti shprehu interesim dhe gatishmëri për intensifikimin e mëtejshëm dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat nga interesi i ndërsjellë, para se gjithash, intensifikimi i bashkëpunimit në plan ekonomik. Duke theksuar se Luksemburgu është vend themelues i Bashkimit Evropian dhe një nga përfaqësuesit më të zëshëm të procesit të zgjerimit, presidenti Pendarovski shprehu falënderim të veçantë që Luksemburgu gjithmonë përfaqëson qëndrim të optimizmit në diskutimet e takimeve të Këshillit të BE-së për dosjen e Maqedonisë së Veriut”, citohet në kumtesë.

Ambasadori Hubsh në fjalimin e tij shprehu bindje se ekziston potencial për përmirësim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, para se gjithash në ekonominë.

Ai theksoi se Luksemburgu, si qendra më e madhe për fondet e investimeve në Evropë dhe një lider inovativ në aspektin e financave të gjelbra, padyshim mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

“Ambasadori Hubsh rikonfirmoi mbështetjen e qartë të Luksemburgut për perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe theksoi se procesi i zgjerimit është një investim në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet. Ai tha se anëtarët aspirantë duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për reforma, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, në përputhje me natyrën e bazuar në merita të procesit të pranimit dhe me ndihmën e BE-së”, thuhet në kumtesë.

Presidenti Pendarovski ambasadorit Hubsh i dëshiroi sukses në kryerjen e këtij misioni diplomatik jashtëzakonisht të rëndësishëm. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky