Shkup, 27 prill – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu sot do ta vizitojë ITSHKSH-në në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shkup.
Osmani me këtë rast do të mbajë fjalim para stafit akademik dhe studentëve në këtë Institut.
Osmani sot do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” (ish-rruga “Sllavej Planina” në Komunën e Çairit, do ta vizitojë Çarshinë e Vjetër, ndërsa lule do të vendosë tek Monumenti i Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe busti i Hasan Prishtinës.
Presidentja e Kosovës sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare edhe në Komunën e Tetovës.