Agjencia Zhurnal.mk.

Prezantim i “Analizë e e-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2023”

Shkup, 15 shkurt – Komunat janë larg procesit të digjitalizimit dhe transformimit të tyre digjital, është një nga konkluzionet në “Analizë e e-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2023”, përgatitur nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, e cila do të prezantohet sot me fillim nga ora 12:00, në Dhomën publike.

Nga “Metamorfizis” theksojnë se analiza e e-shërbimeve përfshin cilësinë e shërbimit, kënaqësinë e përdoruesve, disponueshmërinë në nivel lokal dhe hendekun mes ofertës aktuale dhe kërkesës faktike.

Për këtë qëllim, shërbimet elektronike komunale janë analizuar në kuptimin e tri kategorive të funksionalitetit: (1) transparencë dhe llogaridhënie; (2) komunikim dhe (3) miratimet, lejet dhe shërbimet e tjera.

“Komunat në Maqedoninë e Veriut janë larg procesit të digjitalizimit dhe transformimit të tyre digjital, përkatësisht janë ende në fazën e automatizimit dhe zhvillimit të shërbimeve elektronike në nivel lokal. Përparimi (nga viti 2021) në përdorimin e të e të dhënave të hapura është tre herë më i madh, por më pak se 40 për qind e të gjitha komunave u ofrojnë qytetarëve të tyre grupe të dhënash në format të hapur. Një pjesë shumë e vogël e komunave dëgjojnë zërin e qytetarëve gjatë zgjedhjes së ofertës së ardhshme të e-sherbimeve të reja komunale”; thonë nga Metamorfozis”. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky